Aktualitet

I bëri atentat Erion Hasanbellit në Belgjikë/ Arrestohet Kasandër Noga, kërkohet një tjetër

Kasandër Noga u arrestua në Vjenë në bashkëpunim me Policinë shqiptare. Hetuesit e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës ndoqën një informatë se i kërkuari duhet të ishte në Vjenë.

14 Qershor 2022, 12:47 Nga k.m.
I bëri atentat Erion Hasanbellit në Belgjikë/ Arrestohet
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu

AUSTRI- I bëri atentat dhe plagosi Erion Hasanbellin në Belgjikë, arrestohet pas tre ditësh Kasandër Noga. Ai u arrestua në Vjenë në bashkëpunim me Policinë shqiptare. Kjo pasi më 11 qershor, Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit. 45-vjeçari është arrestuar në Donaustadt mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje në rrugë në Bruksel. Hetuesit e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës ndoqën një informatë se i kërkuari duhet të ishte në Vjenë.

"Kasandër Noga u arrestua para një pallati në lagjen Donaustadt rreth orës 9:15 të mëngjesit të ditës së djeshme. 45-vjeçari është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë. Sipas informacioneve fillestare, hetuesit kanë penguar fluturimin e tij për në Shqipëri,"-shkruajnë mediat austriake. Lidhur me arrestimin e Nogws, njw reagim ka pasur edhe nga Policia Shqiptare, tw cilwt kanw adresuar akuzat se arrestimi i Nogws, u mbajt sekret. Sipas Policisw sw Shtetit, në atentat ka qenë i përfshirë edhe një tjetër person, për këtë arsye nuk është bërë mediatike si ngjarje. Por nuk përmendin emra se për kë bëhet fjalë.

Sipas tyre, fillimisht kanë marrë njoftim se Kasandër Noga, mendohet se kishte ardhur në Shqipëri, por nga kontrollet nuk kishte hyrë në territorin tonë. Ndaj dhe kërkimet për të kanë vijuar në Europë, më konkretisht në Vjenë të Austrisë, atje ku edhe është kapur.

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shpërdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është akuzuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropës dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë. Derisa disa ditë më parë, për hir të një hasmërie që ka 20 vjet që vijon, ai tentoi që të vriste Hasanbelliun. Sipas dëshmitarëve, ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj shënjeshtrës së tij. Prokurori në Bruksel ka bërë me dije se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba në gjithë shpinën dhe tashmë është në rrezik për jetën.

kasander noga arrestohet kasander noga erion hasanbelli ekzekutohet erion hasanbelliu

Sondazh

Poll