Aktualitet

U gjet e mbytur në kanal, mësohet identiteti i të moshuarës në Peqin!

Policia njofton se ajo është 81-vjeçarja, e identifikuar vetëm me iniciale M.T., dyshohet se është mbytur.

14 Qershor 2022, 12:29 Nga k.m.

U gjet e mbytur në kanal, mësohet identiteti i të moshuarës

PEQIN- Një e moshuar u gjet e pajetë ditën e djeshme në një kanal vaditës përballë një kantieri vaditës në Peqin. Policia njofton se ajo është 81-vjeçarja, e identifikuar vetëm me iniciale M.T., dyshohet se është mbytur. Po gjatë ditës së djeshme nipi i saj ka bërë një denoncim për zhdukjen e saj. Sipas deklarimeve të familjarëve e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndaj dhe mendohet se mund të jetë hedhur vetë në kanal. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë.

Njoftimi i policisë:

Informacion shtesë-Gjatë ditës së djeshme, përballë një kantieri ndërtimi, Peqin, është gjetur e pajetë, në një kanal vaditës, dyshohet e mbytur, shtetasja M. T., 81 vjeçe. Për këtë shtetase, po gjatë ditës së djeshme, në Komisariatin e Policisë Peqin, ka kallëzuar nipi i saj, shtetasi H. T., 33 vjeç, se 81-vjeçarja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

peqin policia e shtetit

Sondazh

Poll