Politike

'Shenja e ulët e korrupsionit'/ Artan Lame: Në Kadastër po bëjmë presion për rritje rroge

Artan Lame tha se niveli i korrupsionit në institucionin që ai drejton ka rënë.

14 Qershor 2022, 10:49 Nga A.B
'Shenja e ulët e korrupsionit'/ Artan Lame: Në Kadastër
Artan Lame

TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka zbuluar se punonjësit e institucionit që ai drejton, nuk janë të kënaqur me pagesat. Gjatë ditës së dytë të Konferencës anti-Korrupsion, Lame tha se niveli i korrupsionit në institucionin që ai drejton ka rënë. Sipas tij, tregues i këtij argumenti është se punonjësit po bëjnë presion për rritje rrogash. 

"Ish zyra e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme, është një nga bashkëautorët e bllokimit të vendit për dhjetra vjet. Zyra e mandatonte dhe i jepte vulën në fund. Ka qënë dhe mbetet shumë e vështirë ndërrimi i namit dhe syrit. Vija re kryeministrin dhe tha hipoteka. Nga kjo pikëpamje nuk ia vlen që të merrem me shifra, edhe pse ato tregojnë ftohtë. Unë nuk besoj që duke i shtrydhur i motivon, ata kanë nevojë për motivim, dëgjojmë u ndalua ky u arrestua, e duket sikur u zgjidh problemi. Unë cdo arrestim e konsideroj dështim të sistemit, i bie ka dështuar sistemi jonë që ta ndalojë atë, t'ia presi çdo degë të gabimeve. Pretendoj të jem një nga institucionet që kam hequr pafund nga puna, kam bërë denoncime në Prokurori, atë në Sarandë, e bëmë ne. Unë besoj te shprehja e Ramës, nuk është cështje njerëzish janë sistemi. 2 janë format e korrupsionit në kadastër, një është korrupsioni i vogël e tjetri i madh që merrja lenës e jepja Prenës. Ajo që i vë kapakun është në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit, nëse për doganierët thuhej "pse ka dhe rrogë" , fakti që po bëjnë presion për rritjen e rrugës tregon që është ulur indeksi i korrupsioni", tha Lame.

artan lame

Sondazh

Poll