Aktualitet

'Mori plumb edhe në të pasme'/ Mediat belge: Si nisi ‘lufta’ Hasanbelliu-Noga

Sipas mediave vendase, mafia shqiptare po tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon të prodhojë krim në mes të Brukselit.

14 Qershor 2022, 12:22 Nga k.m.
'Mori plumb edhe në të pasme'/ Mediat belge: Si nisi
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu

BELGJIKË- Atentati në qendër të Brukselit ndaj shqiptarit Erion Hasanbelliu ka trazuar qetësinë. Kjo edhe pse krimi ndodhi përpara një hoteli të njohur, në një zonë këmbësorësh. Sipas mediave vendase, mafia shqiptare po tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon të prodhojë krim në mes të Brukselit. Madje hedhin dyshime se ngjarja mund të jetë një larje hesapesh në mafian shqiptare.

“Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje. Viktima 43-vjeçare mori plumba në shpinë dhe në të pasme dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën,”-shkruan gazeta.

ARTIKULLI I PLOTË:

Të shtënat që ndodhën mbrëmjen e së shtunës në afërsi të De Brouckèreplein në Bruksel. Viktima, 43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelli, mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër shqiptar, me të cilin është grindur prej njëzet vitesh. Por Prokuroria e Brukselit ende nuk ka komentuar hetimet. Incidenti me të shtëna ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:20 pranë De Brouckèreplein. Viktima 43-vjeçare është qëlluar me plumb në shpinë dhe të pasme dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Të dielën në mëngjes, gjendja e tij ishte ende kritike.

Sipas lajmeve të fundit, 43-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër shqiptar, Noga Kasandër (44), me të cilin Hasanbelli ka pasur një grindje prej vitesh. Noga u dënua me burgim të përjetshëm në Shqipëri në vitin 2000  pasi vrau babanë e Erionit, Aqifin, bashkë me një mikun e tyre, teksa ishin shtruar në një spital shqiptar.

Një vit më vonë, Erioni dhe vëllai i tij, Geroni sulmuan me armë një kafene në Antverpë, ku po qëndronte Kasandro Noga me një mikun e tij. Ky i fundit vdiq, por Kasandro mbijetoi, edhe pse i plagosur rëndë. Autoritetet belge arrestuan Erion Hasanbelliun dhe e ekstraduan në Shqipëri në vitin 2013.

Kasandro Noga ka qenë në gjyq edhe në vitin 2005 për një vrasje tjetër në Belgjikë. Astrit Shpërdheja, 37 vjeç, u qëllua në mes të ditës në një zonë të populluar në Antverpë. Autori ishte me një biçikletë BMX. Megjithatë, akuzat ndaj Nogës u pushuan dhe ai u shpall i pafajshëm.

erion hasanbelli kasander noga

Sondazh

Poll