Aktualitet

VD- Sorollatjet në dyert e gjykatave, i moshuari: Jam 76 vjeç, a jam a s’jam pas 6 viteve

Prekë Gjoni është një i moshuar nga Kopliku, që vijon të jetë prej 6 vitesh nëpër seanca gjyqësore për çështje pronësie

14 Qershor 2022, 12:03 Nga A.B
VD- Sorollatjet në dyert e gjykatave, i moshuari: Jam 76 vjeç, a jam
Preke Gjoni

SHKODËR- Harta e re gjyqësore ka krijuar sorollatje te qytetarët. Prekë Gjoni është një i moshuar nga Kopliku, që vijon të jetë prej 6 vitesh nëpër seanca gjyqësore për çështje pronësie. Ai thotë se harta e re gjyqësore i sorollat më shumë si dhe shprehet se nëse situata vijon në këtë mënyrë, nuk e di nëse do të jetë gjallë.

Unë jam që në 2016 në gjyq për cështje pronësie, ma dhanë me ligj, ka dal një kundërshtar ka thënë është toka jem. Mbas 6 vitesh e ka fituar në gjykatën administrative këtu në Shkodër. Tash ia kanë dhënë Tiranës. Jam 76 vjeç, a jam a s’jam pas 6 viteve. Sorollatet krejt, shpenzimet e rrugës, boll me nejt dyerve të gjykatës. Avokati më ka dhënë një vendim. Kjo është në dëm të popullit, jo të shtetit. 6 vjet me nejt për një vendim gjyqi?”– u shpreh Prekë Gjoni për 'Faxëeb'.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, kërkoi edhe njëherë vëmendjen e Këshillit të Ministrave për të modifikuar hartën gjyqësore. Ai bëri me dije se në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, këtë të marte, kanë qenë të planifikuara 78 seanca gjyqësore, por mbi 70 prej tyre janë pezulluar. 

Janë bojkotuar të gjitha seancat, asnjë  avokat nuk ka marrë pjesë në asnjë proces gjyqësor. Janë bojkotuar të gjitha veprimet hetimore pranë prokurorisë së Shkodrës. Ne thërrasim vëmendjen e Këshillit të ministrave për të rishikuar hartën. Kanë qenë të planifikuara 78 seanca, 90% do shtyhen për shkak të mungesës së avokatëve”– u shpreh Kosteri.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore shkoder

Sondazh

Poll