Aktualitet

Tentoi ndërmjetësimin për lirimin e Jan Prengës, ndërron jetë pajtuesi i gjaqeve në Shkodër

Kryetari i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” ndërhyri në atë kohë për të patur një marrëveshje mes familjeve Prenga dhe Doçi por nuk ia arriti dot.

14 Qershor 2022, 12:13 Nga A.B
Tentoi ndërmjetësimin për lirimin e Jan Prengës,
Nikolle Shullani

SHKODËR- Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kryetari i shoqatës së misionarëve të pajtimit të gjaqeve në Shkodër, Nikollë Shullani. Ai vuante prej muajsh nga nje sëmundje e rende, duke e humbur përfundimisht betejën me të.

Ai njihet në veriun e Shqipërise si njeriu që ndermori misione të shumta për pajtimin e familjeve në gjakmarrje, ku për shumë prej tyre ja ka dalë të zgjidhe konfliktet e hershme. Shullani ndërhyri (pa sukses) për lirimin e Jan Prengës. Kryetari i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” ndërhyri në atë kohë për të patur një marrëveshje mes familjeve Prenga dhe Doçi por nuk ia arriti dot.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg.

jan prenga nikolle shullani

Sondazh

Poll