Aktualitet

Vrau të fejuarin pak ditë para dasmës? Arrestohet dentistja shqiptare, s'po e zgjidhin dot misterin

Hetuesit ngritën fillimisht dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyre dhe nisën një investigim në lidhje me rastin.

14 Qershor 2022, 12:11 Nga k.m.

Vrau të fejuarin pak ditë para dasmës? Arrestohet dentistja

BELGJIKË- Vdekja e ish-pilotit të Qatar Airways, Robby Claes vijon të mbetet ende një mister. Që prej majit, e deri më tani e dyshuara kryesore ishte e fejuara e tij shqiptare. Ndërsa sot, organi i akuzës në provincën e Lummen në Belgjikë ka arrestuar në lidhje me ngjarjen të fejuarën e tij shqiptare Monika S., 44-vjeç, me profesion dentiste.

Piloti 45-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin ku po flinte mëngjesin e 20 majit. Hetuesit ngritën fillimisht dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyre dhe nisën një investigim në lidhje me rastin.

Një ditë më vonë, më 21 maj, hetuesit belg urdhëruan arrestimin e të fejuarës shqiptare të pilotit, me të cilën ai kishte të planifikuar të martohej javën që u nda nga jeta. Edhe pse gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokates së dentistes shqiptare për lirim nga burgu, duke nënkuptuar se provat që ajo të jetë vrasësja e të fejuarit. Por nuk dihet arsyeja se përse mund të ketë ndodhur vrasja. 

Marrë nga tvl.be

 

robby claes belgjike shqiptarja vret pilotin

Sondazh

Poll