Sport

Australi-Peru, përcaktohet skuadra e parafundit që do të luajë në Katar 2022

Australia mposht Perunë në finalen e Play Off-it dhe arrin të sigurojë biletën për në Kupën e Botës Katar 2022.

13 Qershor 2022, 23:07 Nga DOSJA

Australi-Peru, përcaktohet skuadra e parafundit që do të

ARABI SAUDITE- Australia mposht Perunë në finalen e Play Off-it zhvilluar në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan) dhe arrin të sigurojë biletën për në Kupën e Botës Katar 2022. 120 minutat lojë përfunduan me rrjeta të paprekura dhe për të përcaktuar fituesin e sfidës së luajtur në Katar skuadrat iu drejtuan goditjeve të penalltive.

Australia fitoi falë suksesit 5-4. Ndërkohë që ditën e martë do të zbulohet edhe skuadra e fundit që do të fitojë të drejtën për të luajtur në Katar mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll