Aktualitet

Harta gjyqësore/ Çështjet gjyqësore mbeten pezull, avokatët protestojnë nga ‘Lezha në Sarandë’

Që nga ora 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, avokatët e Korçës, Lushnjës, Beratit, Gjirokastër e Përmet, Sarandë, Vlorë dhe Lezhë kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore

14 Qershor 2022, 11:30 Nga A.B
Harta gjyqësore/ Çështjet gjyqësore mbeten pezull,
Avokatet

TIRANË- Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjygjësore i janë bashkuar avokatë të disa qyteteve në vend. Që nga ora 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, avokatët e Korçës, Lushnjës, Beratit, Gjirokastër e Përmet, Sarandë, Vlorë dhe Lezhë kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë. Bojkoti i lajmëruar i avokatëve ka shkaktuar paralizim të drejtësisë. 

Kreu i dhomën së avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj ka theksuar se harta e re gjyqësore krijon probleme ndërsa është nisur sot me bojkot katër ditor ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë ç’ka fut në kolaps shtetin. Në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në gjykatën e Faktit, 40 apeli, 24 gjykata administrative Vlorë.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll