Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Prokuroria rindërton gjithë skenën e krimit...
Bashkë me prokurorin e çështjes, Ridvan Suka dhe grupin hetimor, në vendin e ngjarjes efektivja e forcave "Shqiponja", Xhensila Sota, e cila u plagos me një plumb tregon ngjarjen për grupin hetimor.
ELBASAN- Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, hetuesit janë kthyer sërish në vendin e krimit duke rindërtuar edhe njëherë ngjarjen që shkaktoi vdekjen e një personi. Bashkë me prokurorin e çështjes, Ridvan Suka dhe grupin hetimor, në vendin e ngjarjes efektivja e forcave "Shqiponja", Xhensila Sota, e cila u plagos me një plumb tregon ngjarjen për grupin hetimor.
Nga dita e parë e ngjarjes e deri më sot, në burg ndodhet vetëm ish-efektivi i repartit RENEA, Arbër Paplekaj, akuza ndaj të cilit është provuar se ka qëlluar për vdekje në dretim të Pjerin Xhuvanit dhe dhëndrit të tij, Eltjon Bodinaku. Pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj është personi i veshur me bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe në brez mban një çantë Marsup, nga e cila nxjerr dhe armën e zjarrit. Ai qëllon në këndin e drejtimit, duke pasur përballë Pjerin Xhuvanin si dhe punonjësen e policisë, e cila qëndron prapa një furgoni të forcave të rendit.
Si pasojë e të shtënave nga 3 armë të ndryshme, në zonë është krijuar panik. Madje dhe dy zv/drejtorët e policisë që kishin shkuar për të normaliziuar situatën së bashku me një grup të “Shqiponjave” nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për parandalimin e ngjarjes. Dy zv/drejtorat e policisë, shihen në pamjet filmike që fshihen pas dyerve të makinave të tyre “Range-Rover” dhe nuk bëjnë asgjë për të arrestuar personat që po qëllonin.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, pasi rreth orës 14:00, ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”. Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve, deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë, përkatësisht Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Kjo ngjarje ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënuar rastin më të rëndë të zgjedhjeve të kaluara.
Sondazh
Harta e re gjyqësore/ Avokatët në Lushnje varin togat e zeza në kangjellat e gjykatës
Togat e zeza LUSHNJE- Dhoma e avokatisë në Lushnje ka bojkotuar seancat gjyqësore. Në protestën e sotme, ata kanë varur n&eum...
U kap me 20 kg kokainë, prokuroria: Vijon procesi në Apel për Kajmakun
Agim Kajmaku TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për pushimin e ç...
Kundërshtojnë shkrirjen e dy gjykatave në Gjirokastër, avokatët në Sarandë: Sjell rritje kostosh
Avokatet SARANDË- Avokatët nw Sarandë iu janw bashkuar bojkotit tw seancave gjyqwsore. Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarand&...
Pezullohen seancat gjyqësore edhe në Gjirokastër e Përmet, avokati: Nuk do heqim dorë
Avokati ne Gjirokaster GJIROKASTËR- Bojkotit të seancave gjyqësore iu janë bashkuar edhe avokatët e Gjirokastrës dhe Për...
SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit dhe Check-up, 4 spitale s'kthejnë përgjigje
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ...
Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bojkotojmë! Kallashin s'e marrim dot se jemi juristë
Mask Haxhia TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka folur për bojkotin e ...
Nis greva e avokatëve, Lena: Nëse s'ka reflektim deri të premten, dalim me vendim tjetër
Arben Lena TIRANË- Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës s&...
Kundërshtoi dhe fyeu policët, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar efektivët. Forcat blu bëjnë të...
Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta
Blendi Teta, Santiago Majko TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 25...
KPK e konfirmoi, por ONM kërkoi shkarkimin, KPA lë në fuqi vendimin për Irena Gjokën
Irena Gjoka TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualif...
