Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Avokatët në Lushnje varin togat e zeza në kangjellat e gjykatës

Në protestë avokatët varen togat e zeza në kangjellat e gjykatës së shkallës së parë Lushnje e cila do të transferohet në Fier.

14 Qershor 2022, 10:42 Nga A.B
Harta e re gjyqësore/ Avokatët në Lushnje varin togat e zeza
Togat e zeza

LUSHNJE- Dhoma e avokatisë në Lushnje ka bojkotuar seancat gjyqësore. Në protestën e sotme, ata kanë varur në kangjellat e gjykatës së shkallës së parë Lushnje, togat e zeza. Ata ka bërë thirrje edhe shoqërisë civile të protestojë kundër hartës së re gjyqësore. 

Kreu i dhomës së avokatëve Lushnje, Kozma Jano kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll