Aktualitet

Kartat sim në Rinas/ DETAJET, erdhën nga Angli 10 ditë më parë, porositësi: S'kam dijeni

 Personi në emrin në të cilin ishin porositur kartat, ka mohuar të ketë dijeni për kartat në emër të tij.

14 Qershor 2022, 11:20 Nga A.B

 

Kartat sim në Rinas/ DETAJET, erdhën nga Angli 10 ditë më
Rinas

 

TIRANË- Pakoja postare me 3991 karta SIM angleze që erdhi në Rinas në emër të shtetasit M.H, ka mbërritur 10 ditë më parë. Personi në emrin në të cilin ishin porositur kartat, ka mohuar të ketë dijeni për kartat në emër të tij. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet së bashku me prokurorinë britanike për një rrjet trafiku pasi dyshohet se kartat mund të përdoreshin nga grupet kriminale. 

Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, kjo ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi mund të përdoren në treg të zi dhe mund të shfrytëzohen nga grupet kriminale për shpërthime te bombave me celular dhe për aplikacione te koduar për komunikime mes grupeve kriminale.

sekuestrohen karta sim ne rinas

Sondazh

Poll