Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet e viktimës para se ai të ekzekutohej në Rrugën ‘Xhanfize Keko’.

14 Qershor 2022, 09:20 Nga A.B
Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta
Blendi Teta, Santiago Majko

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 25 vite burg të Blendi Tetës, autor i vrasjes së ish policit Santiago Malko. Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet e viktimës para se ai të ekzekutohej në Rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Plani për vrasjen e ish-policit Santjago Malko, i cili u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij, u thur në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut. Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.

Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.

SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

santiago malko blendi teta

Sondazh

Poll