Aktualitet

Kundërshtoi dhe fyeu policët, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

Në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundështuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike.

14 Qershor 2022, 09:24 Nga A.B

Kundërshtoi dhe fyeu policët, arrestohet 38-vjeçari në

GJIROKASTËR- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar efektivët. Forcat blu bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar i riu me inicialet G.L. Në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundështuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike. Ai do të akuzohet veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundështuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike. Materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”

gjirokaster arrestim ne gjirokaster

Sondazh

Poll