Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bojkotojmë! Kallashin s'e marrim dot se jemi juristë

Maks Haxhia ka bërë me dije se bojkoti po funksionon, ndërsa ngre shqetësimin se me zvogëlimin e numrit të gjykatave do të rritet vetëgjyqësia.

14 Qershor 2022, 09:51 Nga k.m

 

Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bojkotojmë! Kallashin s'e
Mask Haxhia

 

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka folur për bojkotin e nisur në të gjitha gjykatat në rang vendi si kundërshtim me reformën dhe hartën e re gjyqësore të vendosur nga KLGJ. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, ka bërë me dije se bojkoti po funksionon, ndërsa ngre shqetësimin se me zvogëlimin e numrit të gjykatave do të rritet vetëgjyqësia.

"Të gjithë anëtarët e dhomës të Avokatisë janë këtu, ne ishim të bindur për këtë, po thjesht bëmë një inspektim dhe nuk ka asnjë avokat në Gjykatat. Mund të rritet vetëgjyqësia me eleminimin e gjykatave. Çështjet që janë me afat dhe masat e sigurie nuk do jenë objekt i bojkotit,"- tha Haxhia.

Një përgjigje ka pasur edhe për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja i cili tha se janë reflektuar kërkesat e avokatëve, duke theksuar se nuk janë kundër qeverisë, por vendimit të marrë. Ndërsa shtoi se ka bindjen se qeveria do të reflektojë.

"Duheshin minimumi 3 Apele, për 1 është e papërballueshme. Kallashët nuk i marrim dot kundër vendimit se jemi juristë, por kemi bindje të plotë që qeveria do i marrë në konsideratë se janë në ë mirën e qeverisë dhe politikës", u shpreh avokati.

Në fund, ai ka bërë me dije se deri më tani nuk është menduar për të shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re gjyqesore maks haxhia

Sondazh

Poll