Aktualitet

Nis greva e avokatëve, Lena: Nëse s'ka reflektim deri të premten, dalim me vendim tjetër

Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë u shpreh për mediat se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e Ministrisë do të dalin të premten me një vendim tjetër. 

14 Qershor 2022, 09:49 Nga A.B
Nis greva e avokatëve, Lena: Nëse s'ka reflektim deri të
Arben Lena

TIRANË- Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë u shpreh për mediat se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e Ministrisë do të dalin të premten me një vendim tjetër. 

“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin,” – u shpreh Lena.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për 4 ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

harta e re gjyqesore arben lena

Sondazh

Poll