Sport

LIGA E KOMBEVE/ Franca si 'gjel pa kokë', 4 ndeshje asnjë fitore! Në grupin e Shqipërisë ka paqe

Ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për futbollistët e Francës dhe Kroacisë para pushimit veror.

13 Qershor 2022, 22:46 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Franca si 'gjel pa kokë', 4 ndeshje asnjë

EUROPË- Ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për futbollistët e Francës dhe Kroacisë para pushimit veror. Në Saint-Denis takimi përfundon me shifrat 1-0 për ballkanasit, e cila i vë kampionët e Botës gjithnjë e më shumë në telashe, 'gjelat' renditen në vendin e fundit.

Modric vendosi takimin në minutën e 5' nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithashtu në grupin 1 të Ligës A, një sukses i rëndësishëm për Danimarkën në shtëpi kundër Austrisë duke triumfuar me shifrat 2-0.

Skandinavët konsolidojnë vendin e tyre të parë 9 pikë përpara Kroacisë 7, Austria 4 dhe Franca 2. Islandë-Izrael përfundoi me shifrat 2-2. Një rezultat që mund t'i bëjë punë Shqipërisë për të arritur vendin e parë pasi diferenca është vetëm 4 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

franca

Sondazh

Poll