Sport

Fitoi 'Këpucën e Artë' në Premier League, për babain e Son kjo nuk mjafton! Mesazhi për klubet që duan sulmuesin

Son Heung-min së fundmi fitoi 'Këpucën e Artë' si golashënuesi më i mirë në Premier League, së bashku me Mohamed Salah

13 Qershor 2022, 21:17 Nga DOSJA

Fitoi 'Këpucën e Artë' në Premier League, për

KORE E JUGUT- Son Heung-min së fundmi fitoi 'Këpucën e Artë' si golashënuesi më i mirë në Premier League, së bashku me Mohamed Salah. Sulmuesi i Tottenham u bë lojtari i parë aziatik dhe lojtari i tretë i Spurs që fitoi çmimin. 29-vjeçari konsiderohet si futbollisti më i mirë në Korenë e Jugut, por edhe futbollisti më i mirë aziatik i të gjitha kohërave. Për babain e tij, megjithatë, kjo nuk mjafton. Sulmuesi nuk është ende një lojtar i klasit botëror dhe duhet të punojë më shumë.

Son ëoong-jung, babai i 29-vjeçarit, tha se ylli i Tottenham duhet të përmirësohet me të paktën 10% për t'u bërë një lojtar i klasit botëror. Me fjalët e tij njeriu ka ndezur edhe merkaton. Sipas Son ëoong-jung, në fakt, djali i tij duhet të luajë në një nga klubet më të mira në botë.

Son senior, në një intervistë për CGTN, ishte shumë i qartë: “Ai duhet të punojë më shumë. Ai gjithmonë duhet të përpiqet të bëjë më mirë për të qëndruar në formë."
Son ëoong-jung më pas la të kuptohet për një transferim të mundshëm për sulmuesin: “Ai duhet të jetë në gjendje të luajë një rol solid në një nga klubet më të mira në botë. Në atë moment ai do të bëhet një lojtar i klasit botëror. Siç e thashë më parë, ai duhet të përmirësohet me 10% në të gjitha frontet për të arritur këtë qëllim”.

Babai i sulmuesit foli edhe për aftësinë e djalit të tij për të shënuar dhe paralajmëroi se sezonin e ardhshëm mund të mos jetë më kështu: “Soni ka shënuar shumë gola këtë vit, por kjo nuk do të thotë se do të bëjë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm. Vetëm ata që janë të gatshëm mund t'i mbijetojnë vështirësive. Ai duhet të përballet me gjithçka me një mendje të kujdesshme dhe nuk mund të përballojë të jetë shumë krenar”.

E.Ç (Dosja.al)

tottenham son heung-min

Sondazh

Poll