Sport

Shqipëri 'pa fishek', kuqezinjtë dështojnë edhe në miqësore, ndaj Estonisë fiton... mërzia

Shqipëria dështon edhe në miqësore. Pas barazimit me Islandën dhe humbjen me Izraelin në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë nuk mundin dot as Estoninë.

13 Qershor 2022, 19:47 Nga DOSJA

Shqipëri 'pa fishek', kuqezinjtë dështojnë edhe

TIRANË- Shqipëria dështon edhe në miqësore. Pas barazimit me Islandën dhe humbjen me Izraelin në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë nuk mundin dot as Estoninë. Në takimin zhvilluar në 'Air Albania' takimi përfundoi me shifrat 0-0.

Një ndeshje që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur, nisur nga ndryshimet e shumta që kishte bërë Reja në formacion, duke i dhënë mundësi atyre lojtarëve që zhvilluan pak minuta. Rastet nuk munguan për Shqipërinë, Vrioni në minutën e 23' dhe Seferi në të 28-tën nuk ia dolën të shënonin.

Në pjesën e dytë, Reja hodhi në fushë Brojën dhe Uzunin në vend të Seferit dhe Veselit. Gjithashtu Kastrati mori vendin e Selmanit në portë. Edhe në këtë fraksion kuqezinjtë krijuan një mori rastesh por nuk ishin të aftë të shënonin. Një rezultat që nuk i shërbern Shqipërisë edhe në aspektin psikologjik.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll