Sport

"Nuk kemi lojtarët për të bërë lojën që duam', Reja ende nuk ka gjetur 'diagnozën' e dështimit: Skemën ma kanë kërkuar...

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në miqësoren përballë Estonisë e luajtur në “Air Albania”.

13 Qershor 2022, 20:45 Nga DOSJA

"Nuk kemi lojtarët për të bërë lojën që

TIRANË- Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në miqësoren përballë Estonisë e luajtur në “Air Albania”. Në prononcimin e tij për “Super Sport”, tekniku i Kombëtares, Edi Reja, dha opinionin e tij për këtë sfidë, duke theksuar se mungonte tifozeria për të mbështetur dhe simuluar skuadrën.

SKUADRA- Është një jetë që flitet për këto situata, por në këtë periudhë fundi të kampionatit, është e vështirë të gjesh stimuj. Ishin të gjithë të lodhur dhe me gjithë respektin për djemtë, që kanë punuar mirë dhe janë stërvitur, por ka qenë e vështirë që të japin maksimumin. Kam provuar disa lojtarë të rinj dhe kam parë disa gjëra pozitive, për të qenë besimplotë për të ardhmen.

NDESHJA- Kishim punuar shumë, por nuk kemi lojtarët e duhur për të bërë këtë, pasi duhen futbollistë teknikë, që kanë cilësi për të marrë fundoren dhe për të fituar dyluftimet një kundër një. Më pëlqyen Bajrami dhe Muçolli, që janë të rinj dhe treguan personalitet e cilësi.

SKEMA- Nuk mendoj se duke ndryshuar skemë, mund të bëjmë ndonjë gjë të shumë, por luajmë kështu për të pasur më shumë siguri. Ne jemi një skuadër e mirë, por vetëm nëse luajmë si grup dhe sakrifikojmë. Mund të luajmë si të barabartë me kundërshtarë si Polonia, Hungaria etj., por duhet të krijojmë një grup solid, me lojtarë që e duan fanellën dhe sakrifikojnë për të.

Unë kur kam ardhur kam folur me disa nga lojtarët e vjetër, të cilët më kanë thënë se me skemën me katër mbrojtës, nuk kemi siguri. Unë si trajner kam aplikuar edhe skema të tjera, por mendoj se kjo është skema e duhur që ekipi të ketë siguri në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

reja

Sondazh

Poll