Sport

Shqipëria U-21 nuk jep shpresë, mbyll edicionin në vendin e parafundit dhe barazim ndaj Kosovës

Shqipëria U21 mbyll fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2023 me një barazim. Në takimin zhvilluar në 'Elbasan Arena', kuqezinjtë e vegjël nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Kosovës.

13 Qershor 2022, 22:08 Nga DOSJA

Shqipëria U-21 nuk jep shpresë, mbyll edicionin në vendin e

ELBASAN- Shqipëria U21 mbyll fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2023 me një barazim. Në takimin zhvilluar në 'Elbasan Arena', kuqezinjtë e vegjël nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Kosovës.

Krasniqi do të shëonte në minutën e 32' për Kosovën, ndërsa kuqezinjtë provuan të reagojnë, duke krijuar disa raste shënimi, por pa saktësinë e duhur në finalizim. Mundësinë më të mirë e pati Ismailgeci në minutën e 85-të.

Mbrojtësi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, me portierin që kuptoi krahun. Megjithatë kur dukej se kuqezinjtë do të regjistronin humbjen e rradhës, Ruçi do të barazonte shifrat. Shpresat kuqezi zbresin në vendin e pestë pas dy edicionesh, duke shënuar regres

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia u-21

Sondazh

Poll