Aktualitet

3991 karta SIM nga Britania e Madhe në Rinas! Anila Hoxha: I duhen krimit, mënyra perfekte për të mos u përgjuar

Në aeroportin e Rinasit janë njoftuar për 3991 karta SIM nga Britania e Madhe kanë mbërritur në Rinas. Pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

13 Qershor 2022, 22:02 Nga F.M
3991 karta SIM nga Britania e Madhe në Rinas! Anila Hoxha: I duhen krimit,
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha zbuloi këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” se policia shkencore ka në dorë çështjen për 3991 karta të huaja, që kanë hyrë në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit janë njoftuar për 3991 karta SIM nga Britania e Madhe kanë mbërritur në Rinas. Pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se ai komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Por përse shiten kartat e huaja në Shqipëri?

Hoxha shpjegon se një nga mënyrat se pse mund të shiten në tregun e zi, përveç mashtrimit kompjuterik, është të komunikojnë me numër telefoni të huaj që të mos përgjohen. Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit.

Në Shqipëri, sepse kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar, thotë gazetarja, që shton se pritet që policia ta referojë çështjen për mashtrim kompjuterik në Prokurori. Çështja tani është në dorë të policisë shkencore në Tiranë

Marrë nga TopChannel 

anila hoxha

Sondazh

Poll