Aktualitet

Sherr në Vlorë, plagoset një 14-vjeçar, bashkëmoshatarët i gjuajnë me tullë pas koke

Mësohet se në spitalin e Vlorës, një 14-vjeçar ka shkuar i dëmtuar me sende të forta.

13 Qershor 2022, 21:36 Nga I.A
Sherr në Vlorë, plagoset një 14-vjeçar,
Spitali i Vlores

VLORË- Një konflikt mes të rinjëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se në spitalin e Vlorës, një 14-vjeçar ka shkuar i dëmtuar me sende të forta. Ai është konfliktuar me dy bashkëmoshatarë të tij, të cilët e kanë gjuajtur me tullë pas koke, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e sherrit. 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

sherr ne vlore

Sondazh

Poll