Aktualitet

Lala: Aleksi kërkoi ujë, ai që e çoi në spital ia plasi të qarit në dyert e Traumës

Madje, ky qytetar, sipas Lalës ka shpërthyer në lot në momentin që ka marrë vesh se i riu ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

13 Qershor 2022, 21:18 Nga F.M
Lala: Aleksi kërkoi ujë, ai që e çoi në spital ia
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar fjalët e fundit të Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra nga atentati me tritol në Tiranë. E ftuar në "Open", Lala tha se ai ka kërkuar ujë nga personi që e ka gjetur me këmbë të këputura jashtë makinës dhe e ka dërguar në spital. Madje, ky qytetar, sipas Lalës ka shpërthyer në lot në momentin që ka marrë vesh se i riu ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

"Atë e ka dërguar një spital një qytetar, ka qenë duke kaluar rastësisht dhe i ka dhënë ndihmë. Kur e kanë pyetur prokurorët se çfarë i ka thënë Aleksi në momentet e fundit, ai ka treguar se i thënë ‘më jep pak ujë’. Qytetarin në fjalë e kanë gjetur duke qarë në dyert e Traumës, imagjinoni pak se çfarë vuajtje kanë shkaktuar këta njerëz tek autorët, kur një njeri i panjohur për të është traumatizuar,"- tha Lala.

klodiana lala aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll