Aktualitet

Klodiana Lala flet me shifra: Atentati ndaj Sadikajt ka kushtuar minimalisht 100 mijë euro

Ajo shtoi se kohërat kur atentate të tilla realizohshin me 20 apo 30 mijë eruo kanë kaluar e se tani çmimet janë rritur. 

13 Qershor 2022, 21:58 Nga F.M
Klodiana Lala flet me shifra: Atentati ndaj Sadikajt ka kushtuar minimalisht 100
Open

TIRANË- Gazetarj Klodiana Lala ka treguar se sa mund të ketë kushtuar atentati që u realizua ndaj Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit që u vra në Tiranë. E ftuar në "Open", Lala tha se ky atentat me tritol mund të ketë kushtuar të paktën 100 mijë euro. Ajo shtoi se kohërat kur atentate të tilla realizohshin me 20 apo 30 mijë eruo kanë kaluar e se tani çmimet janë rritur. 

"E kanë zgjedhur atë zonë për disa arsye. Është një operacion i cili kushton minimalisht 100 mijë euro. Kanë ikur kohërat kur kushtonin 20 po 30 mijë euro. Një vend i tillë është përzgjedhur sepse personi që ka pasur interes tregon mllef dhe ashpërsi për shënjestrën dhe e dyta tenton të përcjellë mesazhe. Nëse do të vritej tek banesa me qera nuk do të kishte asnjë dëshmitar. Është gjë tjetër kur e shohim ne me sy dhe është e ndryshme kur e vrasin në garazh. Jam tronditur kur e kam parë nga larg, imagjino. Nëse më parë kishte një rrugë që policia identifikonte nga vinte tritoli etj, sot policia ka shumë pak indicie të shkojë, sepse në se shkon tek personat e specializuar mund të ketë edhe një reduktim,"- tha Lala. 

klodiana lala aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll