Aktualitet

Lala: Atentatorët e Sadikajt pritën sa u fut në rrugë të ngushtë, s’donin të lëndonin të tjerët

Gazetarja tregon detaje.

13 Qershor 2022, 21:12 Nga F.M
Lala: Atentatorët e Sadikajt pritën sa u fut në rrugë
Eni Vasili dhe Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me atentatin ku mbeti viktimë Aleksandër Sadikaj. E ftuar në “Open”, Lala thotë se autorët e vëzhguan gjatë gjithë kohës makinën brenda të cilës ndodhej Sadikaj dhe në momentin që është ngushtuar rruga, kanë shpërthyer telekomandën.

“Duke qenë se aty po bëhen dhe ndërtime, kanë zgjedhur momentin që rruga ngushtohet, pra aty nuk kalon më shumë se një makinë e për rrjedhojë, autorët nuk do të linin të plagosur të tjerë, por që do të realizonin vetëm qëllimin e tyre,”- tha Lala ndër të tjera.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

klodiana lala aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll