Aktualitet

Lala: Sadikaj pjesë e një grupi kriminal në Holandë, në makinë iu vunë dy mina

E ftuar në emisionin Open në News 24, Lala tha se tritoli në makinën e 27-vjeçarit mund të jetë vendosur 3-4 ditë përpara shpërthimit fatal, ndërsa shtoi se autorët kanë përdorur dy mina, pasi kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht.

13 Qershor 2022, 21:59 Nga F.M
Lala: Sadikaj pjesë e një grupi kriminal në Holandë, në
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Aleksandër Sadikaj ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Holandë. E ftuar në emisionin Open në News 24, Lala tha se tritoli në makinën e 27-vjeçarit mund të jetë vendosur 3-4 ditë përpara shpërthimit fatal, ndërsa shtoi se autorët kanë përdorur dy mina, pasi kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht.

"Ai tritol mund të jetë vendosur të paktën 3-4 ditë përpara. Këtu do jemi dhe faktet do të flasin. Hetuesit besojnë se ka pasur dy mina të vendosura në mjet, pasi ata kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht. Ai ishte i përfshirë në një grup shumë të fuqishëm kriminal të drogës, që vepron në Holandë," tha Lala.

klodiana lala aleksandër sadikaj

Sondazh

Poll