Aktualitet

Atentati i Sadikajt, Lala: Kam një video që s’do ta publikoj kurrë, një njeri që thërret për ndihmë

Ajo shtoi më tej se çfarëdo që të ketë bërë një njeri, mund të ndëshkohet nga drejtësia, por jo të vdesë në atë mënyrë makabre. 

13 Qershor 2022, 21:15 Nga F.M
Atentati i Sadikajt, Lala: Kam një video që s’do ta publikoj
Eni Vasili dhe Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se është tronditur nga atentati i realizuar ndaj të riut Aleksandër Sadikaj. E ftuar në "Open", Lala tha se ka një video ku 27-vjeçari shihet duke u përpëlitur e duke kërkuar ndihmë, por që nuk do ta publikojë kurrë. Ajo shtoi më tej se çfarëdo që të ketë bërë një njeri, mund të ndëshkohet nga drejtësia, por jo të vdesë në atë mënyrë makabre. 

"Kam një video të asaj ngjarje, nuk do ta publikoj dot kurrë. Një njeri që përpëlitet në grahmat e fundit të jetës, një njeri që therret për ndihmë e askush nuk i zgjat dot dorën. Çfarëdo që të ketë bërë ai njeri, çfarëdo, le ta ndëshkonte drejtësia, le ta çonte pas hekurave, por nuk e meritonte të vdiste në atë mënyrë krejt makrabre,"- tha Lala ndër të tjera. 

Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut.

klodiana lala aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll