Bota

"I dha së motrës 335 mijë euro", PDK: Të nisin hetimet për abuzimin e zv.ministres Daulina Osmani

Sipas Bislimit Osmani dyshohet se projektin ia ka dhënë kompanisë “Omnisport”, ku punon motra e saj Mimoza Osmani dhe që për më tepër kjo kompani nuk rezulton e regjistruar në Kosovë.

13 Qershor 2022, 16:06 Nga d.a
"I dha së motrës 335 mijë euro", PDK: Të nisin
Donjet Bislimi

KOSOVË- Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka denoncuar një aferë korruptive ku është përfshirë zëvëndës ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani.

Sipas Bislimit Osmani dyshohet se projektin ia ka dhënë kompanisë “Omnisport”, ku punon motra e saj Mimoza Osmani dhe që për më tepër kjo kompani nuk rezulton e regjistruar në Kosovë. Bislimi tha se tha se me këto 335 mijë euro janë blerë disa pajisje dimërore dhe të tjerat u shpenzuan për akomodim në hotelin “Molika” në Brezovicë.

Pra, disa prej këtyre parave të taksapaguesve kosovarë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosoves përfunduan në xhirollogarinë e hotelit në Serbi. Për ta vërtetuar të gjithë ju që zëvendësministrja Daulina Osmani ishte bartëse e këtij projekti që paratë ia dha kompanisë ku punon motra e saj, mund të hyni në faqen e saj në Facebook dhe e shihni si e promovonte këtë projekt. Madje ajo e kishte ftuar në Brezovicë gjatë atyre ditëve që po zbatohej projekti, edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili shkoi në Brezovicë dhe bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani ato ditë me borë hipi në teleferik”, tha ai.

PDK i ka bërë thirrje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, që të japë llogari dhe sqarime lidhur me këtë rast.

“Edhe pse kanë kaluar disa ditë që ky projekt abuziv është denoncuar nga media, ministri i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, ende nuk është deklaruar për këtë çështje dhe kjo heshtje nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si miratim”, tha ai.

donjet bislimi daulina osmani pdk denoncon zv ministren

Sondazh

Poll