Bota

Vështirësohen hetimet për rrëzimin e helikopterit në Itali, nuk ka kuti të zezë dhe as dëshmitarë

Prokuroria ka nisur një hetim mbi ngjarjen por gjërat komplikohen pasi nuk ka patur dëshmitarë okularë dhe as kuti të zezë në helikopter.

13 Qershor 2022, 14:29 Nga d.a
Vështirësohen hetimet për rrëzimin e helikopterit në
Pamje nga rrezimi

ITALI- Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me helikopterin e rrëzuar ku humbën jetën 7 persona në rajonin e Reggio Emilia të Italisë.

Sipas mediave vendase, prokuroria ka nisur një hetim mbi ngjarjen por gjërat komplikohen pasi nuk ka patur dëshmitarë okularë dhe as kuti të zezë në helikopter.

"Nuk do të jetë e lehtë të përcaktohen shkaqet e aksidentit sepse kutia e zezë nuk është parashikuar në këtë lloj helikopteri është e ligjshme që nuk ka,"- tha kreu i Shpëtimit Malor të Monte Cusna, Luca Pezzi.

Ditën e djeshme një teknik i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimeve (Ansv) kreu një inspektim në kraterin nën Monte Cusna, ku në përruan Rio Lama, në një pikë të paarritshme në këmbë midis strehëzave Segheria dhe Battisti, u gjetën të shtunën trupat e gjashtë pasagjerëve dhe pilotit në bordin e helikopterit i cili nga Lucca u drejtua për në zonën e Trevisos. 

Operacioni është pjesë e hetimeve të urdhëruara nga prokurori ku pritet që të bëhen edhe autopsitë e trupave, të cilat mund të zbulojnë diçka më shumë për shkaqet e aksidentit. Pikat për t'u sqaruar për fatkeqësinë mbeten të ndryshme. Nëse kanë ndikuar kushtet e motit, nëse ka pasur ndonjë problem tjetër, nëse ka qenë thjesht fatalitet apo ka përgjegjësi. Me pak fjalë, nëse tragjedia mund të ishte shmangur.

"Për momentin nuk është e mundur të shkohet përtej hipotezave të thjeshta, një nga mundësitë është që helikopteri mund të jetë përpjekur të anashkalojë trazirat në zhvillim me një manovër që më vonë doli të ishte fatale. Më pak gjasa, ne besojmë se mund ti ketë goditur rrufeja,"- tha Pezzi.

Helikopteri u zhduk nga radarët pak pasi u ngrit në fluturim të enjten e kaluar ku u gjet dy ditë më vonë në një zonë malore në Reggio Emilia. Në bordin e tij gjendeshin 6 pasagjer, mes tyre 4 turq dhe 2 libanez, si dhe piloti, të 7 humbën jetën nga rrëzimi.

Sondazh

Poll