Bota

Diplomim në kohe lufte në Ukrainë, studentët e Chernihivit fotografohen nën rrënojat e shkollës së tyre

Këtë gjë kanë bërë dhe studentët në Chernihiv, të cilët pozuan mbi tanke të dëmtuara, në një krater nga një shpërthim, përballë rrënojave të lëna pas nga lufta në qytetin e tyre.

13 Qershor 2022, 15:01 Nga d.a
Diplomim në kohe lufte në Ukrainë, studentët e Chernihivit
Ukraine

UKRAINË- Fundi i vitit shkollor dhe i shkollës së mesme për mijëra studentë në Ukrainë nuk është aq argëtues dhe emocionues sa do të donin ose do të duhej të ishin.

Me shkollat ​​e tyre, të cilat janë të gjitha në zona lufte, të shkatërruara, si dhe shumë infrastruktura në vend, fotografia e lamtumirës së tyrv është në rrënoja. Këtë gjë kanë bërë dhe studentët në Chernihiv, të cilët pozuan mbi tanke të dëmtuara, në një krater nga një shpërthim, përballë rrënojave të lëna pas nga lufta në qytetin e tyre.

Fotot janë nga Stanislav Senik, i cili mori iniciativën për të gjetur të diplomuar nga tre shkolla në Chernihiv, një qytet në veri të Kievit që ishte pushtuar nga rusët menjëherë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, por që atëherë është çliruar.

Fëmijët nga Chernihiv nuk janë të vetmit. Deri në shkurt, Valerie ëndërroi diplomimin, gjeti fustanin që do të vishte në kërcimin e saj të diplomimit (që do të zhvillohej më 7 qershor) dhe bëri plane për të ardhmen.

Trupat ruse mund ta kenë rrafshuar shkollën e saj, por ajo e gjeti veten në rrënoja e veshur me një fustan të kuq me një dekolte të thellë. Në rrethana të tjera, sot ajo do të festonte fundin e vitit shkollor me miqtë dhe shokët e klasës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll