Bota

"Do takohem me Putin", lideri serb i Bosnjes konfirmon pjesmarrjen në Forumin e Shën Petersburg

Dodik ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg ku zakonisht merr pjesë edhe presidenti rus.

13 Qershor 2022, 14:41 Nga d.a
"Do takohem me Putin", lideri serb i Bosnjes konfirmon pjesmarrjen
Dodik dhe Putin

BOSNJE HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës (BiH) Milorad Dodik njoftoi sot se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të premten në kuadër të Forumit Ekonomik në Shën Petersburg.

Sipas mediave serbe, Dodik ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg ku zakonisht merr pjesë edhe presidenti rus.

"Pasnesër do të udhëtoj për në Shën Petersburg, ku do të marr pjesë në Forumin Ekonomik. Presidenti rus Vladimir Putin zakonisht merr pjesë në atë forum," tha Dodik në një konferencë për shtyp.

Dodik përsëriti sot se në takimin e liderëve të partive parlamentare në BiH me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në Bruksel nuk është nënshkruar asgjë, por se është rënë dakord në parim se si të veprohet pas zgjedhjet në BiH.

"Performanca ime në Bruksel, si dhe performanca e drejtuesve të Partisë Socialiste dhe Srpska e Bashkuar, Petar Gjokiç dhe Nenad Stevandic, ishte unike, e koordinuar dhe e qartë," tha Dodik në një konferencë shtypi me Gjokiç dhe Stevandiç.

millorad dodik ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll