Bota

OKB-ja ngre shqetësimin për arrestimet arbitrare të protestuesve kundër luftës në Rusi

Duke folur në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë të hënën, Bachelet shtoi se Rusia kishte futur kufizime të reja të ligjit penal që përfshinin ndalime të përgjithshme për shpërndarjen e informacionit të bazuar në nocione të paqarta duke përfshirë "lajme të rreme" ose informacion jo objektiv.OIKB

13 Qershor 2022, 15:57 Nga DOSJA
OKB-ja ngre shqetësimin për arrestimet arbitrare të protestuesve
Foto ilustruese

SHBA- Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e ka quajtur “shqetësues” arrestimin arbitrar të një numri të madh protestuesish kundër luftës në Rusi.

Sipas CNN, Duke folur në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë të hënën, Bachelet shtoi se Rusia kishte futur kufizime të reja të ligjit penal që përfshinin ndalime të përgjithshme për shpërndarjen e informacionit të bazuar në nocione të paqarta duke përfshirë "lajme të rreme" ose informacion jo objektiv.

"Më vjen keq gjithashtu për rritjen e censurës dhe kufizimeve në mediat e pavarura”, tha Bachelet, një ish-presidente dy herë kiliane, në seancë.

Bachelet u kishte thënë më herët diplomatëve se lufta në Ukrainë vazhdon të shkatërrojë jetët e shumë njerëzve, duke shkaktuar kërdi dhe shkatërrim dhe tmerret e shkaktuara mbi popullatën civile do të lënë gjurmën e tyre të pashlyeshme, përfshirë brezat që do të vijnë.

michelle bachelet okb lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll