Bota

U zhduk një javë më parë, gjendet trupi i gazetarit britanik Dom Philips në pyjet e Amazon

Dom Phillips dhe Bruno Pereira u zhdukën ndërsa udhëtonin me varkë në një udhëtim raportues në pyjet e largëta të Amazonës të Brazilit më 5 qershor.

13 Qershor 2022, 15:10 Nga d.a
U zhduk një javë më parë, gjendet trupi i gazetarit britanik
Dom Phillip

BRAZIL- Janë gjetur trupat e gazetarit Dom Phillips dhe ekspertit indigjen Bruno Pereira të zhdukur në Amazonë, thonë mediat lokale.

Dom Phillips dhe Bruno Pereira u zhdukën ndërsa udhëtonin me varkë në një udhëtim raportues në pyjet e largëta të Amazonës të Brazilit më 5 qershor. Veshjet dhe sendet personale që u përkisnin të dy burrave u zbuluan më herët nga policia braziliane.

Grupet lokale thonë se të dy burrat kishin marrë kërcënime për punën e tyre në mbështetje të të drejtave të indigjenëve në rajon.

Gazetari dhe eksperti u zhdukën në mëmyrë të papritur në 5 qershor ku pritej të takoheshin me një udhëheqës lokal që nuk u shfaq kurrë. Pas zhdukjes së tyre organizata, e njohur si UNIVAJA, tha se informacioni satelitor tregoi vendndodhjen e tyre të fundit e cila ishte në Sao Rafael. Ata kanë qenë aty të dielën në mëngjes ku kishin planifikuar të bënin një udhëtim dy-orësh në Atalaia do Norte.

Sondazh

Poll