LUFTA E MADHE- Operacionet në lumenj do përcaktojnë "rrjedhën" e luftës
Inteligjenca britanike sot ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës
UKRAINË-Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike sot ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Forcat e Moskës kanë shkatërruar urën që lidh dy qytetet në lindje të Ukrainës.
Sipas The Guardian, Rusia ka ‘goditur’ Sievierodonetsk ndërsa frika është rritur për civilët. Gjermania ka refuzuar të konfirmojë nëse kancelari gjerman Olaf Scholz, do të udhëtojë në Kiev me homologët francezë dhe italianë.
Ngjarjet më të fundit nga lufta
-Operacionet e kalimit të lumit ka të ngjarë të përcaktojnë rrjedhën e luftës, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë muajve të ardhshëm, operacionet e kalimit të lumenjve ka të ngjarë të jenë ndër faktorët më të rëndësishëm përcaktues në rrjedhën e luftës.
-SHBA ka njoftuar se do të bojkotojë Forumin Ndërkombëtar të Shën Petersburgut që do të zhvillohet në Rusi në fund të këtij muaji.
-Ushtria ruse ka ngritur një tjetër spital për shkak të viktimave të mëdha. Raporton Kyiv Independent. Ushtria ruse po ngre një spital shtesë në fshatin Shebekino në Belgorod Oblast të Rusisë, sipas shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
-Ukraina mbetet nën kontrollin e fabrikës kimike Azot në Sievierodonetsk, ku qindra civilë janë strehuar, tha të shtunën guvernatori i rajonit, pasi një separatist i mbështetur nga Rusia pretendoi se 300 deri në 400 luftëtarë ukrainas ishin gjithashtu të bllokuar atje.
-Një komision i Kombeve të Bashkuara ka mbërritur në Ukrainë të shtunën për të hetuar krimet e luftës. Nënkryetarja e parlamentit të Ukrainës Olena Kondratyuk tha se qëllimi i komisionit është të regjistrojë krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
-Përafërsisht 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi rus i vendit në shkurt, sipas një këshilltari ushtarak të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
-Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, ka njoftuar se 2.5 milionë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre që nga fillimi i luftës në shkurt. Agjencia tha gjithashtu se 5.5 milionë ukrainas kanë ikur në BE që nga fillimi i luftës.
-
-
Gjermania nuk konfirmon udhëtimin e Olaf Scholz për në Kiev
13 Qershor, 11:28 -
Rusia pretendon se ka shkatërruar armët perëndimore në Ukrainën lindore
13 Qershor, 13:51
Sondazh
Projektligji për pagat minimale, PDK dhe AAK këtkojnë heqjen nga diskutimi në Kuvend
Kuvendi i Kosoves Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë bërë sër...
Përhapi teori konspirative të çuditshme, kush është Nicolai Patrushev, krahu i djathtë i Putin
Patrushev dhe Putin RUSI- Nicolai Patrushev është një nga këshilltarët më të afërt të Presidentit rus Vla...
Rusia pretendon se ka shkatërruar armët perëndimore në Ukrainën lindore
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka shkatërruar një sasi të madhe armësh dhe pajisjesh ushtarake...
Rriten temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar duke e bërë atë më të nxehtë se Xhamajka dhe Hawaii
Foto ilustruese MBRETËRIA E BASHKUAR- Sinoptikanët kanë lajmëruar se në Mbretërinë e Bashkuar do të rriten temperat...
VD- U fut për t'u larë në det në Odessa, 50-vjeçarit ukrainas i shpërthen mina së sy të familjes
Ukraine UKRAINË- Një burrë që po notonte në det në një plazh në Odesa në Ukrainë është hedhur n...
Sërish sulm në SHBA, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur nga të shtënat në Indiana
Sulm ne SHBA SHBA- Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një sulm me armë në një klub nate n&eu...
Ish-kryeministri rus paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjas dy vite
Mikhail Kasyanov RUSI- Ish-kryeministri i Rusisë Mikhail Kasyanov ka deklaruar se nuk e ka imagjinuar kurrë që presidenti Vladimir Putin t&e...
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Vriten mbi 30 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Foto ilustruese UKRAINË-Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura urkainase, ka publikuar vlerësimet më t&eu...
Gjenerali grek: Jemi gati nëse Turqia do të na shpallë luftë në vitin 2023
Foto ilustruese TURQI- Gjeneal Major grek Lambros Tzoumis ka thënë se Turqia ka planifikuar të zhvillojë një operacion u...
Rusia 'FITON' mbi 90 miliardë euro nga eksportet e lëndëve djegëse në 100 ditë luftë
Foto ilustruese RUSI- Qendra e Kërkimeve mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër me bazë në Finlandë (CREA), ka njoftuar se Ru...


