Bota

Rriten temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar duke e bërë atë më të nxehtë se Xhamajka dhe Hawaii

Vala e të nxehtit pritet ta bëjë Britaninë më të nxehtë se Portugalia, Xhamajka, Kosta Rika, Havai, Ishujt Kanarie dhe Qipro.

13 Qershor 2022, 13:40 Nga j.c
Rriten temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar duke e
Foto ilustruese

MBRETËRIA E BASHKUAR- Sinoptikanët kanë lajmëruar se në Mbretërinë e Bashkuar do të rriten temperatuarat këtë javë pas një fundjave me shira dhe erëra të furishme. Sinoptikanët kanë parashikur se temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar deri të premtën do të arrijnë deri në 35 gradë (35C).

Sipas Daily Mail, kjo do të thyente rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar për vitin 2021 e cila  ishte 27.5C (81.5F) më 17 maj. Vala e të nxehtit pritet ta bëjë Britaninë më të nxehtë se Portugalia, Xhamajka, Kosta Rika, Hauai, Ishujt Kanarie dhe Qipro.

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e qershorit për Britaninë nëse temperaturat arrijnë 35.6C (96.1F) një shifër e cila për herë të fundit është regjistruar në Londër më 29 qershor të vitit 1957 dhe në Southampton më 28 qershor 1976. Jo të gjitha qytetet do të preken nga kjo valë e nxehtit pasi në Midlands dhe pjesë të Veriut temperaturat më të larta do të arrijnë deri në 20C (lart-70Fs).

mbreteria e bashkuar rriten temperatura

Sondazh

Poll