Bota

VD- U fut për t'u larë në det në Odessa, 50-vjeçarit ukrainas i shpërthen mina së sy të familjes

Pamjet e shpërndara nga Policia e Rajonit të Odesës tregojnë shpërthimin e papritur nga bregu, duke shpërndarë pjesët e trupit të 50-vjeçarit përgjatë plazhit, ndërsa gruaja, djali dhe shoku i tij vëzhgonin të dëshpëruar.

13 Qershor 2022, 13:40 Nga d.a
VD- U fut për t'u larë në det në Odessa,
Ukraine

UKRAINË- Një burrë që po notonte në det në një plazh në Odesa në Ukrainë është hedhur në erë nga një minë para familjes së tij.

Pamjet e shpërndara nga Policia e Rajonit të Odesës tregojnë shpërthimin e papritur nga bregu, duke shpërndarë pjesët e trupit të 50-vjeçarit përgjatë plazhit, ndërsa gruaja, djali dhe shoku i tij vëzhgonin të dëshpëruar.

Ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, noti në zonë është i ndaluar për shkak të minave të vendosura në mes të luftës së vazhdueshme në Rusi.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përfundoi në breg ndërsa policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në atë kohë, por mbeti i padëmtuar nga shpërthimi. 

 "Policia u bën thirrje banorëve të rajonit të Odesa që të ndjekin rreptësisht rregullat e ligjit ushtarak: mos shkoni në zonën e mbrojtjes bregdetare të Detit të Zi, mos notoni në detin e minuar. Sot, neglizhenca e rregullave të sigurisë nga një familje nga rajoni i Donetskut ka çuar në pasoja tragjike. "-thuhet në njoftimin e policisë.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për minimin e qëllimshëm të Detit të Zi, ndërsa forcat e Kremlinit thonë se ato janë hedhur nga Kievi. Bllokada e porteve të Ukrainës po ndikon në krizën globale të ushqimit, duke nxitur rritjen e çmimeve në mbarë botën. Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e minave detare si 'municion lëvizës të pakontrolluar' për të ndërprerë qëllimisht furnizimin me anije dhe ushqim.

Sondazh

Poll