Bota

Raketat ruse shkatërrojnë armët perëndimore në Ukrainën lindore

Raketat goditën pranë stacionit hekurudhor Udachne, duke shkatëruar pajisjet që u ishin dorëzuar forcave ukrainase

13 Qershor 2022, 11:29 Nga d.d
Raketat ruse shkatërrojnë armët perëndimore në
Foto ilustruese

RUSI-Rusia ka njoftuat sot se kishte shkatërruar një "sasi të madhe" armësh dhe pajisjesh ushtarake në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. PretendoI se një pjesë e këtij armatimi ishte dhuruar nga SHBA dhe Evropa.

Sipas Sky Neës, raketat goditën pranë stacionit hekurudhor Udachne, duke shkatëruar pajisjet që u ishin dorëzuar forcave ukrainase. 

Moska bëri një pretendim të ngjashëm të dielën, duke thënë se kishte shkatërruar një depo ushtarake që përmbante armë të dhuruara Ukrainës nga vendet perëndimore.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll