Bota

Rusia vret qindra ukrainas me "bomba thërrmuese" në Kharkiv

Ukrainasit thonë së kanë prova të përdorimit të përsëritur të bombave thërrmuese 9N210 dhe 9N235

13 Qershor 2022, 10:27 Nga d.d
Rusia vret qindra ukrainas me "bomba thërrmuese" në Kharkiv
Foto ilustruese

UKRAINË-Raporti i fundit i publikuar nga Ukraina për luftën, njofton se Rusia ka vrarë qindra civilë në qytetin verilindor të Kharkiv me bomba thërrmuese të ndaluara. Ata kuzojnë se Moskën për bombardime pa dallim ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

"Bombardimet e përsëritura të lagjeve të banuara në Kharkiv janë sulme pa dallim që vranë dhe plagosën qindra civilë dhe si të tilla përbëjnë krime lufte," tha grupi i të drejtave.

Sipas Sky News, Raporti i fundit titullohej: “Çdokush mund të vdesë në çdo kohë”.

Ukrainasit thonë së kanë prova të përdorimit të përsëritur të bombave thërrmuese 9N210 dhe 9N235 dhe minave tokësore të shpërndara nga trupat ruse në Kharkiv. Këto bomba janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll