Bota

SHBA heq testin e COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare

Agjencia shëndetësore tha se do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e pandemisë dhe do të rivlerësojë nevojën për një kërkesë testimi nëse situata ndryshon.

13 Qershor 2022, 09:08 Nga DOSJA
SHBA heq testin e COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare
Foto ilustruese

SHBA- SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Administrata e Biden-it hoqi kërkesën për udhëtimet ndërkombëtare, duke i dhënë fund një prej masave të fundit të qeverisë të krijuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan të Premten se kërkesa do të përfundojë herët në mëngjes të së dielës. Agjencia shëndetësore tha se do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e pandemisë dhe do të rivlerësojë nevojën për një kërkesë testimi nëse situata ndryshon.

"Ky hap është i mundur për shkak të përparimit që kemi bërë në luftën tonë kundër COVID-19,"- tha sekretari amerikan i Shëndetësisë Xavier Becerra.

Linjat ajrore dhe grupet e turizmit kanë bërë presion mbi administratën për muaj të tërë për të eliminuar kërkesën e testimit, duke thënë se kjo i dekurajon njerëzit të rezervojnë udhëtime ndërkombëtare sepse ata mund të bllokohen jashtë shtetit nëse kontraktojnë virusin në udhëtimin e tyre.

covid-19

Sondazh

Poll