Bota

"Beteja"/ Princi Andrew synon fronin e mbretëreshës Elizabeth, Charles dhe William e "penguan"

Djali i mbretëreshës Princi Andrew, synon të marr “frontin” e Britanisë së Madhe. Ai u ndalua të shfaqet në ceremoninë e “Urdhrit të Garter” pasi vëllai i tij i madh dhe nipi William kanë ndërhyrë tek mbretëresha.

13 Qershor 2022, 09:30 Nga d.d
"Beteja"/ Princi Andrew synon fronin e mbretëreshës
Princi Andrew, William, Charles

BRITANI E MADHE- Beteja për fronin në Britaninë e Madhe, është duke u bërë edhe më e “nxehtë” pasi mbertëresha Elizabeth II kohët e fundit ka shfaqur probleme shëndetësore.

Djali i mbretëreshës Princi Andrew, synon të marr “frontin” e Britanisë së Madhe. Ai u ndalua të shfaqet në ceremoninë e “Urdhrit të Garter” pasi vëllai i tij i madh dhe nipi William kanë ndërhyrë tek mbretëresha. Duka i Yorkut, i humbi titujt e tij mbretëror pas akuzave ndaj tij se ka abuzuar seksualisht me Virginia Giuffre, në kohën kur ajo ka qenë vetëm 17 vjeç ka mbetur tepër i zhgënjyer nga lëvizja e fundit e familjarëve të tij shkruan dhe The Sun.

Princi kishte shpresuar se paraqitja e tij me familjen mbretërore do të ishte “hapi i duhur” për t’u kthyer në jetën publike. Ai i ka kërkuar Mbretëreshës, 96 vjeç, t’i kthejë titullin e tij dhe detyrat që zotëronte vetëm pesë muaj pasi ato iu hoqën.

Por, Andrew do të lejohet vetëm në aspektet private të ceremonisë në ëindsor Castle, teksa Mbretëresha pas bisedimeve të tensionuara familjare e ka urdhëruar të birin që të qëndrojë jashtë syrit të publikut “për të mirën e tij”.

Një burim i tha TheSun: Ai ishte i sigurt se mund të rikthehej. Ishte një vendim i marrë nga familja për interesat më të mira të familjes, por edhe për interesat më të mira të Dukës së Jorkut.

 

princi andrew mbertëresha elizabeth ii

Sondazh

Poll