Bota

Inteligjenca britanike: Operacionet në lumenj do përcaktojnë "rrjedhën" e luftës

Sipas ministrisë, gjatë muajve të ardhshëm këto operacione mund të jenë vendimtare

13 Qershor 2022, 09:06 Nga d.d
Inteligjenca britanike: Operacionet në lumenj do përcaktojnë
Foto Ilustruese

UKRAINË-Ministria e Mbrojtjes britanike, ka deklaruar se operacionet në kalimin e lumit mund të përcaktojnë edhe rrjedhën e luftës.

“Sektori qendror kyç, 90 km i gjatë i vijës së frontit të Rusisë në Donbas shtrihet në perëndim të lumit Siverskyy Donets dhe për të arritur sukses në fazën aktuale operacionale të ofensivës së saj në Donbas.Rusisë ose do t’i duhet të kryejë veprime ambicioze ose do të duhet të kryejnë sulme për të kaluar lumenjtë”, shkruan Ministria britanike.


Sipas ministrisë, gjatë muajve të ardhshëm këto operacione mund të jenë vendimtare.

Sipas The Guardian, teksa forcat ukrainase kanë arritur shpesh të shkatërrojnë ura përpara se të tërhiqen, ndërsa Rusia ka luftuar për të vendosur koordinim për të kryer kalimet mes këtij lumi në një shkallë më të gjerë.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike sot ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll