Bota

Aksident në Pejë, makina del nga rruga dhe përfundon në xhami, plagosen 3 persona (FOTO)

Njoftimin e aksidentit e ka bërë me dije zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi

13 Qershor 2022, 10:44 Nga d.d
Aksident në Pejë, makina del nga rruga dhe përfundon në
Pamje nga aksidenti

KOSOSVË- Një aksident me makinë ka ndodhur sot në Pejë në rrugën “Wesley Clark", rreth orës 01:30. Si pasojë e aksidntit janë plagosur tre persona. Makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në ambjentet e xhamisë.

Në pamjet e mëposhtme duket makina e shkatëruar nga përplasja. Muret e xhamisë janë 'dëmtuar' teksa duken rrënoja të shumta. Njoftimin e aksidentit e ka bërë me dije zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi. Ai ka treguar se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në xhami.

“Rreth orës 01:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Makina ka kaluar nga rruga dhe ka hyrë në xhami. Tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas mjekimit ata kanë dal nga spitali,"- tha Gashi.

aksident ne peje fadil gashi

Sondazh

Poll