Bota

14.2 mln hektarë drithëra/ Fermerët në Ukrainën jugore fillojnë korrjen e grurit

Ministria kishte thënë se fermerët planifikonin të mbillnin 14.2 milionë hektarë drithëra pranverore këtë vit

13 Qershor 2022, 10:11 Nga d.d
14.2 mln hektarë drithëra/ Fermerët në Ukrainën jugore
Drithëra

UKRAINË- Zyrtarët në Ukrainë, kanë njoftuar dje se fermerët në rajonin e Odesa-s kanë filluar korrjen e grurit të këtij viti. Sipas Sky News, Ukraina ka përfunduar tashmë mbjelljen e grurit, por ministria e bujqësisë nuk dha asnjë perspektivë për të korrat.

Ministria kishte thënë se fermerët planifikonin të mbillnin 14.2 milionë hektarë drithëra pranverore këtë vit nga 16.9 milionë hektarë në vitin 2021 për shkak të pushtimit rus. 

Administrata rajonale e Odesës tha se prodhuesit do të korrnin gjithsej 1.06 milionë hektarë drithëra duke përfshirë 244,000 hektarë elb dimëror.  Fermerët gjithashtu do të korrin 551,000 hektarë grurë dimëror. Ukraina korri një rekord 84 milion ton grurë në peshë të pastër në 2021, nga 65 milion ton në 2020. 

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

lufta ukraine-rusi drithera ne ukraine

Sondazh

Poll