Bota

Gjermania nuk konfirmon udhëtimin e Olaf Scholz për në Kiev

Qeveria gjermane nuk konfirmonë nëse Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministri i Italisë Mario Draghi do të udhëtojnë këtë javë në Ukrainë

13 Qershor 2022, 11:13 Nga d.d
Gjermania nuk konfirmon udhëtimin e Olaf Scholz për në Kiev
Olaf Scholz

GJERMANI-Gjermania ka refuzuar të konfirmojë nëse kancelari gjerman Olaf Scholz, do të udhëtojë në Kiev me homologët francezë dhe italianë. Qeveria gjermane nuk konfirmon nëse Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministri i Italisë Mario Draghi do të udhëtojnë këtë javë në Ukrainë. 

"Ne ende nuk e konfirmojmë këtë,"-tha një zëdhënës i Scholz. 

Sipas Sky News, tre liderët evropianë do të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas të enjten, ata planifikonin të shkonin në një samiti të G7 në fund të qershorit. Scholz, i cili nuk ka qenë në Kiev që nga fillimi i luftës, është përballur me kritika për kujdesin e tij në furnizimin e Ukrainës me armë të rënda si tanke.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike sot ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. 

 

olaf scholz emmanuel macron mario draghi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll