Sport

Edhe pse është mirë pas infarktit, trajneri i Real Madridit do të mungojë në finalen ndaj Barçës

Trajneri i Pablo Laso, i cili po rikuperohet pas një infarkti të miokardit, ka falënderuar përmes rrjeteve sociale mbështetjen e marrë dhe ka bërë të ditur se është duke u ‘stërvitur’, edhe pse sot nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë finale të Endesa League

13 Qershor 2022, 11:16 Nga DOSJA

Edhe pse është mirë pas infarktit, trajneri i Real Madridit do

SPANJE - Pablo Laso, trajneri i Real Madridit, ka bërë të ditur se edhe pse tashmë është “shumë mirë”, nuk do të jetë “i pranishëm në Palau”, në ndeshjen e parë të finales së Endesa League kundër Barçës. Ai ka falënderuar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale “mijëra mesazhet” e mbështetjes që ka marrë.

"Mirëmëngjes. Faleminderit për mijëra mesazhet që më keni dërguar. E pamundur t'ju përgjigjem të gjithëve, miliona faleminderit",- ka shkruar Laso. “Jam shumë mirë, tashmë po ‘stërvitem’, edhe pse sot nuk do të jem i pranishëm në Palau”,- përfundon postimi i trajnerit në Twitter, i cili i lë hapur derën për të qenë prezent në një nga ndeshjet e serisë finale për titullin kampion.

Pas ndeshjes së dytë ndaj Baskonias, në ‘play-off’-in gjysmëfinal, Laso pësoi një infarkt miokardi nga i cili po rikuperohet në mënyrë të kënaqshme.

Edhe pse është mirë pas infarktit, trajneri i Real Madridit do

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll