Sport

‘Shën Valentini’ brazilian, Bruna Biancardi publikon imazhe të papara me Neymar

Modelja ka postuar në llogarinë e saj një album fotografik me të dashurin teksa festojnë festën e të dashuruarve

13 Qershor 2022, 10:49 Nga DOSJA

‘Shën Valentini’ brazilian, Bruna Biancardi publikon imazhe

BRAZIL - Edhe pse në pjesën tjetër të botës, ‘Dita e të Dashuruarve’ festohet më 14 shkurt, në Brazil kjo festë e shënuar është në një datë tjetër në kalendar. Që nga viti 1948, brazilianët e festojnë ‘Ditën e të Dashuruarve’ më 12 qershor. 

Arsyeja është vetëm komerciale. I frymëzuar nga suksesi i ‘Ditës së Nënës’, guvernatori i asaj kohe vendosi një datë tjetër për shkëmbimin e dhuratave: ‘Ditën e Shën Valentinit’.

Në këtë linjë nuk është e rrallë të shohësh se rrjetet sociale të brazilianëve janë mbushur me foto të bukura në këtë datë. Ndër ata, që kanë dashur ta festojnë me ndonjë imazh këtë festë janë Neymar dhe e dashura e tij, modelja Bruna Biancardi. 

Edhe pse ai ka zgjedhur një imazh të vetëm të të dyve, duke parë kamerën, ajo ka qenë pak më origjinale dhe ka tërhequr bobinën për të publikuar disa foto që nuk kishin dalë kurrë në dritë. 

“Gëzuar ‘Ditën e parë të të Dashuruarve për ne”,- ka shkruar e reja, edhe pse futbollisti dhe ajo nuk janë bashkë prej një viti.

‘Shën Valentini’ brazilian, Bruna Biancardi publikon imazhe

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll