Sport

Manchester City ‘i shkel syrin’ talentit Gavi… Guardiola e vlerëson!

Sipas 'Mirror' Guardiola është shumë i vëmendshëm ndaj negociatave për rinovimin e tij, pavarësisht se Laporta paralajmëroi këtë të shtunë se "ai është afër rinovimit"

13 Qershor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Manchester City ‘i shkel syrin’ talentit Gavi… Guardiola e

ANGLI - Sezoni i mirë i Gavit në debutimin e tij me ekipin e Barçës në moshën vetëm 17-vjeçare, shtuar paraqitjet e tij të shkëlqyera me ekipin kombëtar të të rriturve, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Pep Guardiola. 

Sipas gazetës britanike ‘Mirror’, trajneri i Mançester Sitit është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së mesfushorit të Barçës, i cili ende nuk po rinovon me skuadrën katalane, me të cilën kontrata i përfundon në qershor të vitit 2023.

Të njëjtat informacione shprehen se trajneri katalanas është një adhurues i madh i mesfushorit të Barçës. Madje, javën e kaluar, gjatë festës së turneut të legjendave të futbollit që ai sponsorizon, Guardiola komentoi se “është fantastik, si Ansu Fati apo Pedri”,- tha ai.

Megjithë shtytjen dhe tërheqjen e javëve të fundit në negociatat mes Barçës dhe agjentit të Gavi, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte optimist për vazhdimësinë e talentit të ri në klubin e Barçës gjatë një eventi të klubit. “Gavi dëshiron të vazhdojë, ai është lojtar nga akademia dhe ne jemi shumë të emocionuar që ai vazhdon. Rinovimi i tij është gati të ndodhë”,- është shprehur presidenti i Barçës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll