Bota

"Eksportet e Ukrainës"/Erdogan do bisedojë me Putin dhe Zelenskyy-n

Erdogan theskoi se do të trajtojë çështjen e "korridorit të grurit" dhe eksportet e sgurta nga Ukraina

13 Qershor 2022, 08:36 Nga d.d
"Eksportet e Ukrainës"/Erdogan do bisedojë me Putin dhe
Recep Tayyip Erdogan, Volodymyr Zelenskyy, Vladimir Putin

UKRAINË-Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se javën e ardhshme do të bisedojë me presidentët rus dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy-n për të diskutuar situatën në Ukrainë. Erdogan theskoi se do të trajtojë çështjen e "korridorit të grurit" dhe eksportet e sgurta nga Ukraina.

“Ka një luftë të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë dhe ne e dimë se produktet bujqësore vijnë në një masë të madhe nga këto vende. Në këtë fazë nuk kemi asnjë problem me këtë, kemi 5 milionë tonë drithë në magazinat tona, por duam t’i rrisim këto vëllime. Do të marrim pjesë në punën për krijimin e një korridori të sigurt për dërgesat e produkte bujqësore, jo vetëm për ne, por edhe për vendet e treta”, tha Erdogan.

Sipas mediave të huaja, presidenti Zelenskyy ka kërkuar që Kievit t’i sigurohen sisteme moderne të mbrojtjes raketore për të cilat ka aktualisht nevojë.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 110-të. Përplasja midis forcave ruse dhe ukrainase vijon të mbetet e 'nxehtë' në zonat pranë Severdonetsk, ku është shkatërruar ura që lidh këtë qytet me Lysychansk.

recep tayyip erdogan volodymyr zelenskyy vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll