Bota

Makabër/ 19-vjeçari në Itali i copëton trupin me thikë të atit

Pas telefonatës policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur trupin e pajetë të 57-vjeçarit dhe pranë tij 19-vjeçarin i cili ishte në gjendje shoku.

13 Qershor 2022, 08:48 Nga j.c
Makabër/ 19-vjeçari në Itali i copëton trupin me
Foto ilustruese

ITALI- Një 19-vjeçar me probleme të shëndetit mendorë në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos, ka vrarë dhe më pas copëtuar babanë e tij Antonio. Sipas TGcom24, Gianluca Loprete pasi e vrau të atin 57-vjeçar, i cili punonte si menaxher banke, djali ka thirrur në telefon shërbimin e ambulancës duke thënë: “Kam vrarë babain tim”.

Pas telefonatës policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur trupin e pajetë të 57-vjeçarit dhe pranë tij 19-vjeçarin i cili ishte në gjendje shoku. I riu e kishte në duar ende thikën me të cilën kreu krimin. Një nga fqinjët e tyre i është drejtuar punonjësve të policëve duke i thënë se ai i ka prerë kokën të atit.

19-vjeçari është arrestuar për vrasje të rëndë me dashje dhe për përbuzje të një kufome. Babë e bir jetonin së bashku, ndërsa ish-bashkëshortja dhe nëna e 19-vjeçarit, me origjinë nga Amerika e Jugut, jeton në Austri dhe u njoftua disa orë më vonë.

Sjellja e Gianluca-s në fakt kishte krijuar pakënaqësi në ndërtesë, aq sa gjatë izolimit nga pandemia Covid19 ai u raportua se kishte organizuar festa pavarësisht ndalimeve të vendosura nga qeveria italiane. Viktima, i diplomuar në Universitetin Boçoni dhe menaxher banke në Bpm, kishte një jetë normale, me gruan dhe fëmijën e tij deri në ndarje, ndërsa ishte gjithmonë në telashe për shkak të gjendjes së djalit të tij dhe fqinjët flasin për “një depresion të rëndë” që e kishte kapluar së fundmi.

gianluca loprete

Sondazh

Poll